Rakiç: Nëse konfiskohen automjetet e serbëve me targat KM, bllokojmë veriun
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç deklaroi se nëse konfiskohen automjetet e serbëve në Kosovë, të cilat nuk janë regjistruar me targat RKS deri më 1 nëntor, do të bllokojnë rrugët në veri.
Deklaratën, Rakiç e dha pas një takimi të shkurtër që pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, shkruan Euronews Serbia.
“Ne i thamë qartë presidentit Vuçiç dhe kërkuam që nëse Forcat e Sigurisë së Kosovës, policia apo dikush tjetër fillon të konfiskojë pronën tonë, dhe pasuria jonë përfshin ato targa dhe ato automjete, ne do të përdorim të gjitha mjetet dhe do të bëjmë rezistencë në mënyrë demokratike dhe paqësore. Do të jetë rezistenca e popullit”, tha ai.
Takimi mes përfaqësuesve të Listës Serbe dhe presidentit Vuçiç, vjen pesë ditë para se të skadojë afati për riregjistrimin e makinave në Kosovë.
Më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.
Vendimi për zbatim të këtyre dy vendimeve është shtyrë për 1 shtator, edhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë.
Ndërkohë është arritur marrëveshje për dokumentet për hyrje/dalje. Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e raporteve që nga viti 2011.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve