Berisha: Marrëveshjet që kam nënshkruar unë sollën fitore, Basha vetëm humbje
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se marrëveshjet e nënshkruara prej tij me partnerë të tjerë politikë, kanë rezultuar në fitore.
Gjatë konferencës së përbashkët me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Berisha përsëriti se Lulzim Basha ishte incident dhe me të kishte vetëm humbje.
“Marrëveshjet, është i drejtë konstatimi yt. Me Bashën vetëm humbje ka pasur. Me Berishën kanë qenë vetëm fitore, kjo është e vërteta. Kaq ishte unë. Realiteti dhe dëshmia më flagrante ishte incidenti Basha”, theksoi ai.
Mesditën e sotme, Meta dhe Berisha firmosën marrëveshjen për zgjedhjeve vendore të 14 majit të vitit të ardhshëm.
Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania, Meta dhe Berisha dakordësohen në 6 pika, midis të tjera nënvizohet se në zgjedhje do të hyjnë me kandidatë të përbashkët.
Po kështu, Këshillat Bashkiakë, si institucionet më të rëndësishme të përfaqësimit të qytetarëve, do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë.
LEXONI GJITHASHTU
Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
“Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë
Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit
- 09:28 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban