Putin zbulon qëllimin e ‘operacionit special ushtarak’: Rusia jo armik i Perëndimit
Presidenti rus Vladimir Putin mbajti një fjalim në panelin e qendrës kërkimore ‘Valdai Moscow’ me temën “Bota pas hegjemonisë – drejtësi dhe siguri për të gjithë”. Ai foli sërish për hegjemoninë perëndimore dhe përpjekjet e Perëndimit për të “imponuar vetëm një rregull të të menduarit”.
“Ata që krijojnë këto rregulla besojnë se të tjerët nuk kanë të drejtë në rrugën e tyre unike. Nuk ka unitet në Perëndim, por pavarësisht kësaj ata gjithmonë i çojnë gjërat në një ekstrem”, tha ai.
Putin iu referua sërish temës së shkatërrimit të gazsjellësve Nord Stream 1 dhe 2 dhe e quajti shkatërrimin e tyre “të egër”.
Sipas tij, Perëndimi pretendon se kultura dhe pikëpamja e tij ndaj botës duhet të jetë universale, domethënë të sillet kështu. Ai theksoi se “nazistët dogjën libra”, ndërsa Perëndimi tani ndalon Dostojevskin dhe Çajkovskin.
“Edhe në kulmin e Luftës së Ftohtë, askush nuk mendonte të mohonte ekzistencën e kulturës dhe artit të kundërshtarëve të tyre”, tha ai.
Sipas Putin, askush nuk do të jetë në gjendje t’i diktojë Rusisë se çfarë lloj shoqërie dëshiron të ndërtojë”.
“Perëndimi është ndryshe, por një pjesë e tij mbart një diktaturë që Rusia nuk do ta tolerojë. Le të bëjnë çfarë të duan, por nuk mund të kërkojnë asgjë nga të tjerët”, nënvizoi ai.
Për më tepër, udhëheqësi rus propozoi të shqyrtohej çështja e ndryshimit të strukturës së OKB-së dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ai iu përgjigj edhe pyetjes për qëllimin e “operacionit special ushtarak”.
“Qëllimi kryesor është të ndihmojmë Donbasin. Lugansku u çlirua. Ata njerëz jetuan si rusë, ne duhej të reagonim. Ishte logjike në atë moment. Qëllimi është një: të ndihmojmë njerëzit në Donbas”, tha ai.
Putin tha se Rusia krijoi Ukrainën e sotme dhe se vetëm ajo mund të garantojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, raporton TAS S.
I pyetur nëse ajo që po ndodh midis Rusisë dhe Ukrainës mund të quhet luftë civile, ai u përgjigj: “Në një farë mase, po”, shton Sputnik.
Ai tha se rusët dhe ukrainasit, për fat të keq, u gjendën në vende të ndryshme për një sërë arsyesh.
Putin theksoi se nuk ishte Rusia ajo që çoi në situatën aktuale dhe zhvillimin e ngjarjeve në Ukrainë, por Perëndimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri i Jashtëm i Egjiptit: BE do të na japë në ditët në vijim paketën e ndihmave prej 1.5 miliardë euro
Tre palestinezë të plagosur në sulmin izraelit në një fshat në Bregun Perëndimor
Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
- 15:03 GJKKO dënon me mbi 111 vite burg 17 anëtarë të grupit që kultivoi kanabis në sera në Berat
- 14:49 Ministri i Jashtëm i Egjiptit: BE do të na japë në ditët në vijim paketën e ndihmave prej 1.5 miliardë euro
- 14:37 Tre palestinezë të plagosur në sulmin izraelit në një fshat në Bregun Perëndimor
- 14:26 Avokati i Popullit: Deri të premten nuk ka pasur ankesa për ushtrim dhune ndaj protestuesve të ndaluar
- 14:15 Berisha reagon për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA: Ngjarje e madhe për mbarë njerëzimin liriadashës
- 13:52 Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver. Dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa