S’u lejua në Beograd, Bislimi: Serbia nuk është e gatshme për normalitet me Kosovën

27 Tetor 2022 | 19:13

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë sot se moslejimi i vizitës së tij në Beograd, për një forum ndërkombëtar është sinjal se Serbia nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve.

Me të arritur në Kosovë, në pikën kufitare në Merdare, Bislimi tha se pala serbe ka shpifur arsye, kinse për shkaqe të sigurisë për mos lejuar vizitën në Beograd, shkruan KosovaPress.

Para gazetarëve, ai tha se për këtë zhvillim ka njoftuar edhe faktorin ndërkombëtar.

Besnik Bislimit iu ndalua vizita dyditore në Serbi nga Policia e këtij shteti “për shkaqe sigurie” pak para se të arrinte në Beograd.

Bislimi ishte nisur drejt Beogradit më 27 tetor për të marrë pjesë në dy tryeza diskutimi për çështjet e dialogut Kosovë-Serbi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Detaje të reja nga ngjarja në Podujevë, katër të plagosurit raportohen jashtë rrezikut për jetën

Katër personat e plagosur gjatë incidentit të armatosur në Podujevë po marrin trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në...
16:01 | 02/07/2026

Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur gjatë incidentit me të shtëna me armë në qendër të Podujevës, ka konfirmuar për Euronews Albania, zëdhënësi i Policisë së Kosovës...
14:22 | 02/07/2026

Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministren franceze, Marina Ferrari, në kuadër të International Meetings on...
11:24 | 02/07/2026