Gjashtë të vdekur dhe 112 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 112 raste të reja me Covid-19, ndërsa gjashtë pacientë kanë humbur jetën. Aktualisht në Kosovë janë kryer 52 157 testime të dyshuara për Covid-19, kurse 13.713 qytetarë kanë rezultuar të prekur.
Në të gjithë Kosovën raportohen 539 persona të vdekur nga pandemia, ku shumica prej tyre kanë qenë me sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe131 pacientë të prekur, ndërkohë numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 9.923.
Një shqetësim tjetër i autoriteteve lidhet me numrin e lartë të rasteve aktive. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në të gjithë territorin e Kosovës numërohen mbi tre mijë raste aktive.
Rastet positive në Kosovë:
Komuna Prishtinë 36 raste, komuna Gjakovë 16 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kamenicë, Kllokot, Obiliq, Podujevë, Prizren, Rahovec dhe Vushtrri.
Ministria e Shëndetësisë dhe autoritetet shtetërore kanë bërë thirrje për kujdes tek qytetarët, të cilëve u kërkohen të zbatojnë me seriozitet masat e distancimit fizik, të vendosin maskë dhe të shmangin grumbullimet në ceremonitë martesore dhe ato mortore.
Pak ditë më parë ka hyrë në fuqi edhe “Ligji për Pandeminë”, i cili parashikon ndëshkime të forta për abuzuesit. Sipas ligjit, cilido qytetar që do konstatohet pa maskë do ndëshkohet me 35 euro gjobë.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut