Energjia ‘smart’ në Suedi, si po e përballon vendi nordik rritjen e çmimeve

27 Tetor 2022 | 20:24

Njëri projektues industrial dhe tjetra mësuese. Olof dhe bashkëshortja Yuki janë krenarë për produktet që rrisin në një pronë të marrë hua në Malmo, në jug të Suedisë. Për ta është një mënyrë për të luftuar konsumin e tepërt.

“Ambicia e sistemit ushqimor global është të ofrojë çdo gjë në çdo kohë dhe në çdo vend. Por kur çmimet e energjisë rriten dhe ka pasiguri, sistemi bëhet i paqëndrueshëm. Ndaj na duhet të gjejmë rrugë alternative për të siguruar ushqimin”, thotë Olof Kolte, projektues industrial.

Qyteti i Malmos ka eksploruar të gjitha rrugët e ekonomisë së qëndrueshme që prej krizës së naftës në vitet ’70.

Biçikletat përbëjnë më shumë se çerekun e trafikut urban në qytetin me rreth 340 mijë banorë.

65% e autobusëve funksionojnë me elektricitet dhe pjesa tjetër me gaz bio të prodhuar nga mbetje organike. Gazi bio përdoret gjithashtu në shumicën e makinave që mbledhin mbeturinat në Malmo.

“Asgjë nuk shkon dëm. Kjo është veçantia që më jep kënaqësi kur e bëj punën”, shprehet Issaka, mbledhës mbeturinash.

Mbi 600 mijë tonelata mbeturina trajtohen çdo vit në këtë impiant. Ato vijnë përveçse nga vendi nga e gjithë Evropa. Të kthyera në llum, mbetjet organike riciklohen në karburant në një kompani tjetër. Pjesa e mbetur furnizon etjen urbane me energji.

“Ne po i ofrojmë qytetit të Malmos rreth 70% të ngrohjes. Ne prodhojmë rreth 270 mijë megavat/orë elektricitet gjatë një viti”, thekson Ann Nerlund, ambientaliste.

Në 30 vitet e fundit, politikat e ndërmarra në Malmo kanë ndihmuar në reduktimin me 40% të konsumit të energjisë. Por qyteti nuk është imun nga impakti i luftës në Ukrainë sa i takon çmimeve të energjisë. Të indeksuara në tregun evropian dhe për shkak të rënies së burimeve vendase, ato janë katërfishuar që nga fillimi i vitit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026