Çupi llogari Manjës për të përndjekurit politikë: Nuk po marrin dëmshpërblimet

28 Tetor 2022 | 11:31

Gjatë prezantimit të buxhetit për Ministrinë e Drejtësisë, nga vetë ministri Ulsi Manja, deputetja e PD, Dhurata Çupi ngriti shqetësimin për kompensimin e dy shtresave, të përndjekurit politikë dhe pronarët.

Duke iu drejtuar ministrit, Çupi tha se “për të përndjekurit shuma prej 1 miliardë lekësh e parashikuar në buxhet çdo vit është shumë e vogël dhe nuk i jep zgjidhje kësaj shtrese”.

“Ata kanë procedura shumë të ndërlikuara me hapjen e llogarive periodike në bankë gjë që e bën tepër të vështirë marrjen e dëmshpërblimit”, u shpreh ajo.

Deputetja demokrate e quajti tallje trajtimin e pronarëve nga ana e qeverisë që megjithëse thotë se ka 5 miliardë lekë për kompensimin e tyre dhe ata nuk marrin asgjë.

“Ju thoni se për pronarët janë 5 miliardë lekë çdo vit, por tek ata nuk ka shkuar kokërr leku. Pse e përmendni këtë shifër, apo për tu tallur me ta”, – u shpreh Çupi duke iu drejtuar ministrit.

Ajo gjithashtu ngriti edhe shqetësimin për mbështetjen e pamjaftueshme që është parashikuar në buxhetin e vitit 2023 për sa i përket luftës kundër korrupsionit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026