Ishte prekur me COVID-19, 65-vjeçari hidhet nga kati i katërt i spitalit

2 Shtator 2020 | 18:42

Një pacient me COVID-19 që po merrte trajtim në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt.

Burime pranë spitalit bëjnë të ditur se, pacienti është një 65-vjeçar që ishte diagnostifikuar dy ditë më parë me coronavirus.

Ky është rasti i dytë që një i prekur me COVID-19 ndërmarr një akt flijues. Tri javë më parë një 29-vjeçar bëri të njëjtin veprim duke u hedhur nga dritarja e “Sanatoriumit”.

Shkak për këtë veprim ekstrem dyshohet të jetë bërë gjendja e rënduar psikologjike.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 02.09.2020, rreth orës 20:00, dyshohet se është vetë hedhur nga lartësia e një spitali shtetasi H.M., 65 vjeç dhe për pasojë ka humbur jetën”, bëhet e ditur nga Policia e Tiranës.

Lexoni gjithashtu:

29-vjeçari me COVID-19 i jep fund jetës, hidhet nga kati i tretë i spitalit

Gjashtë viktima dhe 122 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026