Balluku: ERE miraton çmimet, aplikimin e fashës e vendosim ne, presim shifrat

28 Tetor 2022 | 13:24

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku, ka reaguar pas vendimit të ERE për të fashën e re të energjisë për muajin nëntor dhjetor.

Në fjalën e saj nga Dibra, Ballaku theksoi se ERE miraton çmimet, por aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë.

“Shohim në media lajmin se u vendos rritja e çmimit të energjisë. ERE miraton çmimet, aplikimi nëse do të rritet apo jo i përket qeverisë. Ne dhe për muajin e ardhshëm do të vendosim në bazë të shifrave. Kemi vënë re që shqiptarët kanë filluar kursimin. Në javën e parë të nëntorit presim reshje në zonën e kaskadës së Drinit. Kjo do të sillte që Qeveria të mos e aplikojë as për muajin nëntor fazën e rritjes së çmimit. Por ne do ta vazhdojmë ta mbrojmë konsumatorin”, tha Balluku.

Enti Rregullator i Energjisë deklaroi se për muajt nëntor-dhjetor të këtij viti, do të aplikohet çmimi 42 lekë për kilovat mbi fashën 800 KW.

Përmes një njoftimi, ERE bëri të ditur se çmimi i furnizimit me energji elektrike për konsumatoret që konsumojnë mbi fashën e konsumit 800 KW, do të mbetet objekt rishikimi periodik.

Ditën e djeshme, Bordi i ERE rrëzoi kërkesën e deputetes demokrate, Jorida Tabaku për heqjen e fashës 800 KW, për mungesë argumentesh.

Më 30 shtator, kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk do të hynte në fuqi në tetor, fasha prej 800kë për konsumatorët familjarë dhe disa ditë më vonë, ERE mori vendimin.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026