Rikthimi në shkollë, sociologu Edmond Dragoti: Ndikim shumë pozitiv tek fëmijët, shkëmbimi i emocioneve i lehtëson nga stresi

3 Shtator 2020 | 07:14

Më 14 shtator fëmijët do të rikthehen në shkolla pas një pauze të gjatë, por sa të vështirë do ta kenë ata për t’u socializuar sërish?

Sociologu i mirënjohur, profesor Edmond Dragoti tha për Euronews Albania se vendimi për hapjen e shkollave do të ketë një ndikim shumë pozitiv për fëmijët, jo vetëm në procesin e edukimit, por edhe të socializimit.

Sipas tij, qëndrimin në izolim për një kohë relativisht të gjatë bëri që mundësisë e stresit tek fëmijët të shtohen, ndaj shoqërimi me moshatarët do t’i lehtësonte nga kjo gjendje.

“Dalja nga ky izolimi social në një mjedis shoqëror që ofron shkolla me moshatarët e tyre, fëmija ka mundësi të shkëmbejë mendime dhe e bëjnë të lehtësohet nga stresi.

Pasojat e pandemisë mund të kenë mbetur tek fëmijët, sidomos ata që mund të kenë pasur në familje një të sëmurë me COVID. Në këtë rast mund të kenë nevojë për më shumë kujdes nga shkolla”, u shpreh sociologu.

Teksa theksoi se maskat për fëmijët e vegjël janë të panevojshme, pasi ata nuk dinë as si ta menaxhojnë mbajtjen e tyre, sociologu sugjeroi që nisur nga situata, fëmijët të lehtëson përmes mësimit të kombinuar me lojën dhe mësimit në shkollë të kombinuar më atë online, duke shkurtuar në këtë mënyrë jo vetëm orët e mësimit, por edhe ditët e mësimit në shkollë.

“Mund të shkurtohen edhe ditët e mësimit, mësimi në klasë duhet të kombinohet me mësimin në shtëpi që të ruajmë fëmijët nga komunikimi i drejtpërdrejtë por edhe të stimulojmë edukimin e tyre maksimal”, tha sociologu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026