Xavi: Nëse nuk ka rezultate, do të ketë trajner të ri

28 Tetor 2022 | 17:23

Trajneri Xavi Hernandez si duket e ka pranuar se gjendet në një situatë jo të mirë te gjiganti i La Ligas, Barcelona.

Në konferencën e sotme për media, Xavi tregoi se synimi i këtij sezoni është për të fituar tituj, por nëse nuk do të ketë rezultate, atëherë do të ketë një trajner të ri në klub.

“Ndjehem optimistë në këtë projekt. Synimi në këtë sezon është për të fituar tituj. Rezultatet do të vijnë, dhe nëse nuk do të vijnë, atëherë një trajner i ri do të vijë”, tha Xavi.

Po ashtu, Xavi refuzoi të komentonte sa i përket transferimeve në merkaton dimërore, respektivisht në janar, shkruan KosovaPress.

Barcelona nën drejtimin e Xavit u eliminua për të dytin vit me radhë nga Liga e Kampionëve, ku tani do të vazhdojë garat evropiane në Ligën e Evropës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Alarm nga temperaturat ekstreme, ekspertët i kërkojnë FIFA-s të shtyjë ndeshjen Francë-Paraguaj

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Paraguajit mund të përballen me kushte ekstreme atmosferike në ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës së Botës, pasi...
14:35 | 03/07/2026

Klopp pranon ofertën, Gjermania drejt një kapitulli të ri

Jurgen Klopp ka pranuar të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë si përzgjedhësi i ri. Ndërkohë, detajet e kontratës janë duke u finalizuar përpara arritjes...
13:16 | 03/07/2026

Zyrtare, Allegri emërohet trajner i Napolit

Massimiliano Allegri është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, pasi klubi italian konfirmoi emërimin e teknikut 58-vjeçar me një kontratë që do ta mbajë në...
12:03 | 03/07/2026