Mbi 66% mendojnë se mazhoranca dhe opozita preken njëlloj nga lustracioni
66.8% e shqiptarëve mendojnë se nuk ka ndasi politike kur vjen fjala për lustracionin dhe të dyja palët preken njëlloj. Të pyetur nga Barometri në Euroneës Albania, 10.1% e të pyeturve u përgjigjën mazhoranca dhe 8.9% opozita.
Të ndarë sipas ndasive politike nga votuesit e PS-së në vitin 2021, 59.3% mendojnë se të dyja palët preken njëlloj nga lustracioni, 20.1% mendojnë opozita dhe vetëm 0.8% mazhoranca. Ndërkohë sipas votuesve të PD-së në 2021, 57.3% preken njëlloj 29.4% mazhoranca dhe 4.7% opozita.
Shqiptarët mendojnë se politika shqiptare, edhe pse kanë kaluar 31 vite nuk ia ka dalë të pastrohet nga personat që kanë pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit. Të pyetur nëse ka në politikë sot persona që kanë qenë pjesë e sigurimit 78.2% e tyre janë përgjigjur ‘Po’ dhe vetëm 4.2% e tyre mendojnë se nuk ka.
Të ndarë sipas grupmoshave, tek ata që mendojnë se politika ka ende ish-sigurimsa mbizotëron grupmosha 65-75 vjeç me 81.1% pasuar nga grupmosha 35-44 vjeç; 80.7%, 55-64 vjeç; 80.4%, 25-34 vjeç; 79.3%, 45-54 vjeç; 76% dhe 18-24 vjeç me 70.4%.
Ndërsa nëse i ndajmë si ndasi politike, 86.7% e atyre që mendojnë se ka ende ish-sigurimsa në politikë i përkasin PD-së dhe 72.4% i përkasin PS-së.
Gjetjet janë të Barometrit në Euroneës Albania, realizuar gjatë periudhën 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta




