Zhduket pa lënë gjurmë ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj

28 Tetor 2022 | 19:55

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkodër për arrestimin e ish-kryetarit të bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, ky i fundit ka dalë nga gjykata i pashqetësuar dhe është larguar në drejtim të paditur.

Pavarësisht se gjykata mori vendimin për dënimin e Fran Frrokajt me 3 vite burg, ky i fundit nuk u prangos, por u lejua në rrethana të paqarta të largohej nga salla e gjyqit.

Burime pranë policisë së Lezhës bëjnë me dije se nuk ka pasur komunikim mes policisë dhe gjykatës, nga e cila ka përfituar Frrokaj dhe është larguar në drejtim të paditur.

Forcat e policisë kanë kryer kontroll edhe në banesën e tij, por nuk kanë arritur ta gjejnë në banesë dhe tashmë Frrokaj është zyrtarisht në kërkim nga policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026