Takimi i Uashingtonit, Islam Lauka: Kosova dhe Serbia nuk vuajnë për bashkëpunim ekonomik, problemi tërësisht politik

3 Shtator 2020 | 09:02

Diplomati Islam Lauka komentoi për Euronews Albania takimin që do të realizohet mes Prishtinës dhe Beogradit në Uashington, ku do të flitet për çështje ekonomike, duke menduar se në varësi të rritjes së bashkëpunimit ekonomik do të përparohet edhe në çështje të tjera.

Sipas z. Lauka, ky gjykim nuk është i drejtë pasi problemi mes Kosovës dhe Serbisë është tërësisht politik.

“Këto dy vende nuk vuajnë për bashkëpunim ekonomik. Nuk kapet demi prej brirësh. Roli i Amerikës për mua është i panatyrshëm”, – u shpreh ai.

Sipas z. Lauka, Amerika është duke u marrë me probleme dytësore dhe ato të rëndësishmet po ja delegon Europës.

I pyetur rreth mendimit që ka për intensifikimin e ndërmjetësimit dhe përafrimit të Kosovës dhe Serbisë, Islam Lauka tha se bie dakord për intensifikimin, por përsa i përket përafrimit, shprehet i rezervuar.

“Njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë ‘alfa’ dhe ‘omega’ e çdo takimi, sepse për fat të keq Kosova në Uashington dhe Bruksel nuk ulet si e barabartë me Serbinë”, – tha diplomati.

Për aq kohë sa është hequr e drejta e reciprocitetit dhe njohja e Kosovës ka kaluar në plan dytësor, ndërkohë që ajo është një e drejtë themelore, ulja përballë e Kosovës dhe Serbisë për të rritur bashkëpunimin ekonomik nuk mund të zërë vend”, shtoi ai.

Takimin e të hënës në Bruksel mes Hotit dhe Vuçiç, z. Lauka e konsideron një proces paralel, që për rrjedhojë nuk mund të jetë i suksesshëm, aq më tepër kur po flasim për vende që nuk kanë asnjë qëllim të përbashkët.

Sipas tij, duhet të jenë politikanët ata që minimalisht duhet të përpiqen për bashkëpunim, në mënyrë që të forcojnë pozitat e Hotit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026