Shqiptarët në një mendje për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit| 5 zhvillime

28 Tetor 2022 | 22:31
  • Barometri| Shqiptarët në një mendje për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit

Shqiptarët janë të gjithë një mendje kur vjen fjala për hapjen e dosjeve të komunizmit. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, 79.7% e tyre mendojnë se dosjet duhet të ishin hapur. Vetëm 9.3% e tyre janë përgjigjur jo dhe 11% janë përgjigjur nuk e di. Ndërkohë, 84.3% e shqiptarëve mendojnë se personat e përfshirë me sigurimin e shtetit duhet të ishin përjashtuar nga çdo post shtetëror, ndërsa vetëm 7% janë shprehur se nuk duhet të përjashtohen.

Lexoni për më shumë: Barometri| Shqiptarët në një mendje për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit

  • Qeveria e Kosovës ‘zbut’ vendimin për targat

Qeveria e Kosovës ka vendosur zbatimin në disa faza të vendimit për konvertimin e targave serbe në ato RKS.

Përmes një deklaratë për mediat, kryeministri Albin Kurti u shpreh se deri më 21 nëntor do të jetë masa e qortimit, ndërsa nga 21 nëntori deri me 21 janar do të jetë masa e gjobitjes.

Lexoni për më shumë: Qeveria e Kosovës ‘zbut’ vendimin për targat

  • Macron-Scholz kundër Biden, a janë këto shenjat e para të një lufte tregtare?

Macron dhe Scholz kanë bashkuar forcat kundër politikave të fundit të SHBA-së. A janë këto shenjat e para të një lufte tregtare mes Europës dhe SHBA-së?

Ndërsa Dega Ekzekutive e Bashkimit Evropian, Komisioni Evropian është haptazi pro-Uashingtonit, 2 fuqitë dhe ekonomitë më të mëdha të bllokut Gjermania dhe Franca kanë bashkuar forcat së fundmi kundër disa politikave kyçe të presidentit Biden.

Lexoni për më shumë: Macron-Scholz kundër Biden, a janë këto shenjat e para të një lufte tregtare?

  • ‘Të zhgënjyer me Kosovën’, SHBA reagon për mosshtyrjen e afatit të targave

Shtetet e Bashkuara thanë se së bashku me faktorin ndërkombëtar kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë afatin për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia dhe t’i konvertojnë ato në targat RKS – Republika e Kosovës.

“Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera dhe të shqetësuara që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesat për të bërë një gjë të tillë nga partnerët ndërkombëtarë”, u tha në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Lexoni për më shumë: ‘Të zhgënjyer me Kosovën’, SHBA reagon për mosshtyrjen e afatit të targave

Gazetarja e Euronews Albania Ilnisa Agolli është nderuar me çmimin “Reporterja e Vitit”.
  • “Reporterja e Vitit”, gazetarja Ilnisa Agolli vlerësohet me çmim nga UGSH

Gazetarja e Euronews Albania Ilnisa Agolli është nderuar me çmimin “Reporterja e Vitit”.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka vlerësuar punën e Agollit në raportimin e realitetit përtej Tiranës jo vetëm në trajtimin e problematikave që shqetësojnë qytetarët, por edhe promovimin e vlerave kombëtare kudo ku flitet shqip.

Lexoni për më shumë: ‘Reporterja e Vitit’, gazetarja Ilnisa Agolli vlerësohet me çmim nga UGSH

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026