PD i kërkon qeverisë të reagojë për vetëvrasjet në spitale: Nuk kanë psikologë
Partia Demokratike kërkoi mesditën e së enjtes reagimin e qeverisë dhe autoriteteve shëndetësore pas rastit të dytë të vetëvrasjes në Spitalin Shefqet Ndroqi në më pak se tre javë.
Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia, tha se asnjë nga dy spitalet që trajtojnë të sëmurët me COVID-19 “nuk kanë psikologë” prandaj sipas tij situata “nuk mund të anashkalohet me justifikimin, se pacientët kishin paraprakisht probleme të shëndetit mendor”.
“Ende nuk ka një reagim nga Spitali Shefqet Ndroqi […] rasti i dytë në më pak se tre javë, duhet të sjellë një impenjim serioz të autoriteteve dhe një plan konkret për të trajtuar, edhe një rëndim të gjendjes psikologjike për shkak të izolimit e vështirësisë së sëmundjes! Me probleme paraprake apo jo, fakt është që një 29 vjeçar dhe një 65 vjeçar zgjodhën t’i japin fund jetës, në vend të kurimit mjekësor! Drejtori i spitalit e ministria e Shëndetësisë duhet të mendonin për situatën e pacientëve dhe të merrnin masat përkatëse për të trajtuar anën psikologjike të tyre. Asnjëri nga dy spitalet Covid nuk ka psikolog!,” – shkroi Spahia në Facebook duke e shoqëruar me pyetjen ironike “se sa pacientë duhet të humbin jetën që qeveria të reagojë me masa konkrete”.
Një 65-vjeçar i dha fund jetës mbrëmjen e së mërkurës duke u hedhur nga katet e sipërme të Spitalit Shefqet Ndroqi. Ai ishte i sëmurë me COVID-19.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje vetëvrasjen e ngjashme të ndodhur në të njëjtin spital 20 ditë më parë kur një 29-vjeçar u vetëflijua duke u hedhur nga lartësia.
Asokohe Spitali Shefqet Ndroqi reagoi me një deklaratë për shtyp duke theksuar se ngjarja po hetohej nga policia.
Lexoni gjithashtu:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh