“Madhështia e Marrëzisë”, vepra e shkruar para 30 vitesh rikthehet në Korçë
Vepra e shkruar nga Vangjel Kozma dhe Jani Duri përpara 30 vitesh u rikthye në skenën e teatrit të Korçës.
Një shfaqje ndryshe nga herët e tjera, e cila fliste për Don Kishotin, Sanço Pançon të sjellë në një formë tradicionale shqiptare, e ndërlidhur edhe me humorin e brishtë.
Aktorët tregojnë emocionet që përjetuan në skenë.
“Personazhi ishte shumë i bukur e është relativisht i vështirë sepse brenda kishte komiken e tragjiken që duhet të vijnë të dyja të ndërthura bashkë, ku sidomos në komedi ku duhet të nxjerrësh dramën me finesë. Korçarët e pritën mirë”, thotë Ermir Hoxhaj.
“Në vet stilin e dramaturgjisë ai duhet të përcjellë shumë mesazh e shumë të vërteta. Rol i bukur dhe shumë i vështirë. Publiku i kënaqur”, theksoi Denis Kurushi.
Për regjisoren Ajlin Petrela shfaqja ishte aktuale ndaj u pëlqye nga publiku korçar.
“Une mendoj që në çdo aktualitet dhe në çdo moment të jetës tonë kemi një Sanco Panco e Don Kishot, një Azilant, një emisar, do jenë në çdo aktualitet. Nuk ishte e vështirë, por të dy autorët e veprës ishin aktuale dhe jam konsultuar me ta për çdo hollësi”, theksoi Petrela.
Te dy autorët e veprës e ndoqën nga afër shfaqjen në teatrin e Korçës.
“U ndjemë shumë mirë se shfaqja po riviher në skenë pas 29 vitesh. Herën e parë e vendosi Agim Qirjaqi me Roland Trebicken”, tha Kozma.
“Kanë një lloj eksperience, disa prej tyre janë shumë të mirë. Me pëlqyen po”, nënvizoi Duri.
Madhështia e Marrëzisë do të jepet për 5 netë me radhë për publikun artdashës korçar.
LEXONI GJITHASHTU
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta