Jeta pa syze, rrëfimi i të riut: Kam shikimin tim 100%, ndihem vetvetja

29 Tetor 2022 | 17:49

Egli, është një i ri, i është nënshtruar operacionit të syrit në Klinikën Gjermane të Syrit dhe ka rrëfyer për emisionin “Enigmat e Hipokratit” në Euronews Albania, eksperiencën e tij.

Ai u shpreh se nuk ka pasur komplikacione pas operacionit dhe se çdo gjë ka shkuar më së miri.

I riu theksoi se ndërhyrja e ka ndihmuar shumë në jetën e tij të përditshme, teksa nënvizoi se tanimë, ndihet vetvetja.

“Ka rreth 8 ditë. Komplikime nuk kisha, por nuk isha mësuar pa syze. Nuk kam pasur probleme. Më mirë vuan gjysmë ore sa zgjat operacioni dhe je rehat gjithë jetën. Nuk ka shumë kosto, je në rregull për gjithë jetën. Kam shikimin rreth 100% timin, kam kryer vizitat dhe çdo gjë është në rregull.

Me syze, kur bie shi jashtë dhe hyn brenda në ndonjë vend, bëhej me avull, tani asnjë problem. Tani kam disa pika për lotimin. Kur luaj futboll, me syze, u përplasesha me ndonjë dhe thyheshin. Më ka ndihmuar shumë, ndihem vetvetja”, theksoi Egli.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026