Sot pritet marrëveshja. Vuçiç thotë se ka refuzuar njohjen, për Hotin s’ka asnjë propozim në dëm të Kosovës
Ka nisur të enjten në Uashington takimi dyditor ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Richard Grenell.
Robert O’Brien, këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, përmes një postimi në Twitter shprehet se bisedimet e para janë përqendruar tek ekonomia.
“Liderët e Serbisë dhe Kosovës janë duke bërë progres. Normalizimi i marrëdhënieve ekonomike do të thotë më shumë mundësi pune për të rinjtë, bisedimet vijojnë”, shkruan O’Brien në Twitter.
Kryeministri Avdullah Hoti para takimit është pritur edhe nga i dërguari i presidentit amerikan, Richard Grenell. Pas takimit Hoti tha se gjate ditës së sotme pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet gjatë dialogut në Uashington. Kryeministri i Kosovës deklaroi se nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e diskutimit të territoreve.
Ndërsa presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një postim në Twitter dhe në një dalje për mediat shprehet se pika e marrëveshjes ku flitej për njohje reciproke nuk është më në dokumente. Sipas tij bisedimet vijojnë, por ende nuk dihet nëse do të ketë një marrëveshje.
Ndërkohë Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, mohoi të jetë shtruar në tryezën e bisedimeve çështja e njohjes së ndërsjellë, ndryshe nga çfarë deklaroi për mediat ministri serb i Financave, Sinisa Mali.
Lexoni gjithashtu:
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane