Bisedimet Kosovë-Serbi, Agon Maliqi: Pala kosovare më e qetë, dialogu mund të nxisë zotimin për njohje të pavarësisë

4 Shtator 2020 | 07:02

Gazetari Agon Maliqi analizoi për Euronews Albania zhvillimet e fundit në Uashington mes bisedimeve të udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Maliqi i tha gazetares Esmeralda Mulaj se delegacioni serb pati të enjten një prirje për të rrjedhur informacione në shtypin e Beogradit. Këtë ai e justifikoi si një mënyrë për të bindur opinionin e brendshëm se Presidenti Aleksandar Vuçiç po përballet me një presion të lartë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Mes dy delegacioneve pati raportime se janë qarkulluar disa drafte në të cilat përfshiheshin çështje ekonomike dhe politike, njëri prej tyre u tha se kishte 15 pika dhe në të përfshihej edhe njohja e pavarësisë.

“Ajo pika e dhjetë ishte ajo drama e madhe e delegacionit serb ku në media u cilësua si tradhtia e madhe dhe kjo duhet marrë pak me rezerva sepse edhe komunikimi që bëhet këto ditë duhet të shihet edhe nga dimensioni se si palët mundohen ta zbusin çështjen në opinionin publik,” – u shpreh Maliqi duke e konsideruar se përmes dialogut në Uashington mund të mos shkohet drejt njohjes së ndërsjellë, por së paku te një zotim për njohje, zotim që mund të rishikohet më pas në takimin e Brukselit.

Sipas Maliqit delegacioni i Kosovës ishte më i qetë, çka sipas tij mund të konsiderohet si tregues se nuk ka pasur kompromise të vështira për t’u marrë.

“Kryeministri Hoti buzëqeshte nga pak, rrezatonte siguri dhe bindje se ndiheshin të sigurt nga rezultati i fundit, a është ky tregues se Kosova nuk është detyruar të kryejë një kompromis të madh, mund të jetë, por që diçka e tillë se skenarët ogurzeza [shkëmbimi i territoreve] nuk po zbatohen, mirëpo mund të jenë edhe ndonjë model si Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që i shtynë gjërat përpara, por kjo nuk dihet se si do të reflektohet më tej në Bruksel,” – vijoi më tej Maliqi analizën e tij.

Presidenti Donald Trump thuhet se do të jetë pjesëmarrës në marrëveshjen e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë.

Të hënën më pas dy delegacionet do të ritakohen në Bruksel, ku Maliqi tha se pritet të diskutohet për të pagjeturit e luftës, por edhe për çështjen e pakicave.

“[…] do futemi me gjasë te çështja e asosacionit të komunave serbe, çështja politikisht më e ndjeshme. Asosacioni ka qenë pjesë e marrëveshjeve të arritura më herët në Bruksel, e cila ka hasur në protesta të mëdha në Kosovë, përmes saj Serbia synon që serbët në Kosovë të kenë një lloj tjetër pushteti, përtej komunave, një bashkësi, njëfarë autonomie, Gjykata Kushtetuese ka shpallur një pjesë të kësaj marrëveshjeje jokushtetuese pasi krijon një pushtet tjetër, njëfarë Bosnje, gjithmonë presioni ndërkombëtar ka qenë që serbëve t’i jepet më shumë se paketa Ahtisari,” – tregoi Maliqi duke justifikuar parapëlqimin e udhëheqësve për të diskutuar më shumë shkëmbimin e territoreve se sa asosacionin.

I pyetur rreth zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale, Maliqi nuk e përjashtoi mundësinë e një presioni nga ana e saj për të ashtuquajturin krahun e luftës, të cilët sipas tij pasi janë thirrur të dëshmojnë kanë lënë përshtypjen se nuk kanë më të njëjtin aktivitet për sa i përket dialogut me Serbinë.

 

Lexoni gjithashtu:

Sot pritet marrëveshja. Vuçiç thotë se ka refuzuar njohjen, për Hotin s’ka asnjë propozim në dëm të Kosovës

Hoti: Jemi një hap më afër njohjes së pavarësisë nga Serbia

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026