Bisedimet Kosovë-Serbi, presidenti Trump do të jetë i pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve
Takimi në Uashington ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan Richard Grenell do të kulmojë me firmosjen e disa marrëveshjeve mes dy vendeve, ku i pranishëm do të jetë edhe presidenti amerikan Donald Trump.
Lajmi është bërë i ditur nga Robert O’Brien, këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, i cili përmes një postimi në Twitter theksoi se bisedimet e para janë përqendruar tek ekonomia.
“Liderët e Serbisë dhe Kosovës janë duke bërë progres. Normalizimi i marrëdhënieve ekonomike do të thotë më shumë mundësi pune për të rinjtë. Bisedimet vijojnë”, shkruan O’Brien në Twitter.
“Very good round of discussions this afternoon with the leaders of #Serbia and #Kosovo. They made real progress today. Thanks to @DFCgov, @MCCgov, and @EximBankUS for joining. #EconomicNormalization means jobs for young people. Talks continue tomorrow!” – NSA Robert O’Brien pic.twitter.com/7usHrh2w2N
— NSC (@WHNSC) September 3, 2020
Kryeministri Avdullah Hoti para takimit është pritur edhe nga i dërguari i presidentit amerikan, Richard Grenell. Hoti tha se gjate ditës së sotme pritet të finalizohet diskutimi që kanë pasur delegacionet gjatë dialogut në Uashington. Kryeministri i Kosovës deklaroi se nuk është shtruar e as nuk do të shtrohet në tavolinë çështja e diskutimit të territoreve.
Ndërsa presidenti serb Aleksander Vuçiç në një postim në Twitter dhe në një dalje për mediat shprehet se pika e marrëveshjes ku flitej për njohje reciproke nuk është më në dokumente. Sipas tij, bisedimet vijojnë por ende nuk dihet nëse do të ketë një marrëveshje.
Ndërkohë Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi mohoi të jetë shtruar në tryezën e bisedimeve çështja e njohjes së ndërsjellë, ndryshe nga çfarë deklaroi për mediat ministri serb i Financave, Sinisa Mali.
Pas nënshkrimit të marrëveshjeve bëhet me dije se do të ketë edhe një takim privat midis presidentit Trump dhe liderëve të Kosovës dhe Serbisë.
Ambasadori Amerikan në Beograd, Anthony Godfrey tregoi se rreth orës 17:00 (11:00 ora lokale në Uashington), presidenti i SHBA-ve Donald Trump do të takohet me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës, Aleksandar Vuçiç dhe Avdullah Hoti, fillimisht në takime të veçanta nga rreth 5 minuta e më pas në një takim tripalësh.
Këtë gjë Godfrey e bëri me dije përmes një postimi në Twitter ku shkroi se e sotmja ishte një ditë e shkëlqyer për Serbinë dhe Kosovën.
“Normalizimi ekonomik nënkupton punë për të rinjtë, investime të reja, një ekonomi të qëndrueshme dhe të fortë. Njerëzit në Kosovë dhe Serbi meritojnë një standard më të mirë jetese. Ne i mirëpresim përpjekjet e liderëve të Serbisë dhe Kosovës në kërkimin e paqes, pajtimit dhe normalizimit ekonomik,” – u shpreh Godfrey, i cili e shoqëroi këtë koment me një faksimile të axhendës së Presidentit Trump.
Odličan dan za ??i??. Ekonomska normalizacija znači posao za mlade, nove investicije, stabilnu i jaku ekonomiju. Ljudi na Kosovu i u Srbiji zaslužuju bolji životni standard. Pozdravljamo napore lidera Srbije i Kosova u potrazi za mirom, pomirenjem i ekonomskom normalizacijom. pic.twitter.com/7EH3Y5U1hZ
— Ambassador Anthony Godfrey (@usambserbia) September 4, 2020
Lexoni gjithashtu:
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti