Salianji-Manjës: Hallexhinjtë në burgje, bosët në Dubai
Këtë të hënë, në Komisionin e Sigurisë kombëtare pati një debat mes deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe Ministrit të drejtësisë Ulsi Manja.
Salianji tha se burgjet në vendin tonë janë mbipopulluar nga hallexhinjtë, por bosët e krimit sipas tij fshihen në dubai për shkak se mungon një marrëveshje ekstradimi me emiratet e bashkuara.
“Në Shqipëri, burgjet popullohen nga hallexhinjtë, nga ata që ndërtojnë apo suvatojnë pa leje, ata që bëjnë avlli shtëpie apo dritare. Krerët e krimit janë në arrati, në Dubai. Për këta, nuk është padiskutim përgjegjësia, por për aq sa ju takon të paktën për marrëveshje pëe ekstradimin”, theksoi Salani.
Ndërsa, ministri u shpreh se për marrëveshje ekstradimi, duhet të ketë vullnet edhe nga pala tjetër.
“Keni një shqetësim lidhur me mbipopullimin. Unë e thashë, amnistia është një nga elementët, ta bëjmë apo mos ta bëjmë? Lidhur me marrëveshjen, mund të kërkosh marrëveshje ekstradimi, po varet e ka vullnet nga pala tjetër”, u shpreh Manja.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta