Koalicion me Berishën dhe Metën? Flet kryetari i Bindjes Demokratike
Kryetari i Partisë Bindja Demokratike, Fabian Topollaj deklaroi se nuk do të ketë koalicion me Partinë Demoktatike dhe Partinë e Lirisë për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në një intervistë për Euronews Albania, Topollaj u shpreh se Bindja Demokratike do të garojë e vetme në zgjedhje.
Sipas tij, forca politike që ai kryeson, nuk do të ndihej komode nëse do të dilte në lista të përbashkëta me Partinë e Lirisë.
“Formalisht, Partia Demokratike, të paktën pjesa e përfaqësuar nga zoti Berisha ka bërë një ftesë formale për të gjithë partitë politike. Por ajo që po ndodh në kampin e zotit e Berisha, është që atje do ndodhë një bashkim real vetëm me partinë e Ilir Metës. Me ndryshimet që i kanë ndodhur Kodit Zgjedhor, një koalicion duhet të dalë me një listë të vetme këshilltarësh, dikur secila parti e ruante identitetin dhe kishte mundësi të dilte me listën e vet.
Ne nuk ndohemi fare komod që të përfshihemi në lista të përbashkëta me partinë e zotit Meta, por edhe me partitë kryesore të së djathës, që është Partia Demokratike. Nuk na lidh pothuajse asgjë në mënyrën se si e konceptojmë politikën”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta