“Jemi bërë gati”, Balla i bindur: Më 14 maj do fitojmë 61 bashkitë

31 Tetor 2022 | 17:12

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga Foltorja, teksa është diskutuar për Reformën Territoriale, u shpreh i bindur se në zgjedhjet lokale në maj do i fitojnë të gjitha bashkitë.

Balla për sa i përket akuzave të deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, se raporti i prezantuar nga PS-ja ka mangësi, tha se nuk është e vërtetë.

“Teksa kemi bërë një vlerësim si ka ecur deri tani reforma, kemi arritur në disa konkluzione që do i japin përgjigje pyetjes a ka nevojë vendi tani për një ndarje të re. Biem të gjithë dakord që disa prej atyre propozimeve nuk merren në konsideratë. Po marr propozimin që keni bërë për bashkinë Lunik. Duhet të nisemi nga disa parime dhe mendoj se parimi themelor do kishte qenë “A ka qenë më parë bashki?”

Kjo do s’kualifikonte disa propozime. Të copëtosh Vlorën në 3 pjesë nuk më duket një propozim që bën sens. Por nuk është kjo çështja. PD ka qeverisur në 17 bashki nga viti 2015-2019. PS qeveris sot në 60 bashki dhe duam t’i fitojmë sërish këto 60 bashki ndoshta dhe 61. Po, po, jemi bërë gati t’i fitojmë të 61. Do ta fitojmë dhe Shkodrën meqë dështoi ky i Foltores”- tha Balla.

Çfarë tha Alibeaj?

Me rilindjen urbane i keni shndërruar bashkitë në kopje të njëra-tjetrës. Bashki pa tradita, që po shpopullohen. Prandaj është e nevojshme që të rishihet reforma territorial. Bashki pa demokraci lokale, këtë nuk e kuptoni ju. Pushteti vendor, nëse ka një vlerë është pikërisht kjo. Pushteti që i jepet qytetarëve që të kontrollojë kryetarin e bashkisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026