Kosova nuk do të hyjë në OKB si Palestina, thotë Daçiç
Kosova nuk do të hyjë në OKB si Palestina, sepse Kosova dëshiron të jetë një anëtare e plotë, jo vetëm një vëzhguese.
Kështu u shpreh këtë të hënë ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.
“Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nga 193 anëtarë, Kosova nuk mund të marrë më shumë se 83”, tha Daçiç në televizionin lokal Happy.
Ai shtoi se katër shtete tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por nuk do të votojnë për anëtarësimin e saj në OKB, duke shtuar se ka vende që ndryshojnë shpesh qëndrimin e tyre.
“Kosova nuk ka më një shumicë të qetë në OKB, dhe në të njëjtën kohë një vendim i tillë duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit, dhe kjo është arsyeja pse pozicioni i Rusisë dhe Kinës është vendimtar për ne, pasi ata mund të vënë veton ndaj tij”, theksoi ministri.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)