Debate mes opozitës tek “Zgjedhorja”, Mediu kritika Alibeajt: Jemi të çorganizuar

31 Tetor 2022 | 20:38

Debatet për Reformën zgjedhore janë zhvendosur tashmë nga përplasjet PS-PD, në mosdakordësi e tone të ashpra mes vetë përfaqësuesëve të opozitës.

Petrit Vasili dhe Fatmir Mediu kanë kritikuar Enkelejd Alibeajn si bashkëdrejtues te PD për mosdakordësi me pjesëtarët e tjerë të opozitës dhe çorganizim të punës që sipas tyre është duke dëmtuar procesin, çka ka bërë që Mediu të braktisë edhe mbledhjen

Përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar që draftet e ekspertëve të planifikuara për t’u prezantuar këtë të hënë të shtyhen për në një tjetër mbledhje, pasi me materialin e partisë demorkatike janë njohur shummë vonë, duke rritur akoma edhe më shumë tensionin mes tyre.

Puna në komisionin e reformës zgjedhore ende nuk është kanalizuar në drejtimin e duhur për të diskutuar propozimet e palëve dhe për të adresuar në këtë ndryshime rekomandimet e OSBE-ODIHR në zgjedhjet e 25 prillit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026