Marrëveshja Kosovë-Serbi, analistët komentojnë zhvillimet në Euronews Albania

4 Shtator 2020 | 16:23

Analistët dhe njohësit e mirë të zhvillimeve politike në Shqipëri dhe Kosovë, kanë komentuar marrëveshjen e nënshkruar për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Analisti Ben Andoni thotë se është hedhur një hap dhe i gjithë procesi i dialogut është futur në rrjedhë. Ai shtoi se pas bisedimeve në SHBA, dialogu do të zbresë në Evropë. 

 “Serbia po përgatitet për të përfituar nga ana ekonomike”, thotë ai. Për çështjen e liqenit të Ujmanit dhe ultimatumin e Ramush Haradinajt, z. Andoni thotë se është presion për kryeministrin Avdullah Hoti.  

“Haradinaj po kërkon të kompensojë lëshimin që bëri në rastin e kufirit me Malin e Zi dhe po kërkon ta përdorë dhe si presion për postin e presidentit ndaj Hotit”, tha analisti.

Analisti tha më tej se kjo marrëveshje është e vështirë për të dyja palët.

“Është një marrëveshje shumë e vështirë për të dyja palët, kuptohet se ka vija të kuqe, të cilat nuk do të kalohen”, shton ai.

Analistja dhe njohësja e politikës, Donika Emini, u shpreh për Euronews Albania se kjo marrëveshje ka në mes edhe aspektin politik.

“Sot ka qenë një ditë dinamike dhe kemi ndjekur çdo hap të delegacionit kosovar në Shtëpinë e Bardhë. Kjo është një marrëveshje ekonomike, por prapa tyre kanë edhe aspektin politik. Është ende herët për të diskutuar, pasi në orën shtatë do të kemi një konferencë për mediat, ku do të publikohen pikat ku janë dakordësuar palët. Ka pasur mosmarrëveshje për Ujmanin, ku këtu Haradinaj ka kërcënuar me dalje nga qeveria nëse do të nënshkruhet marrëveshja tripalëshe”, tha ajo.

Ajo shton se kjo marrëveshje, e cila u kundërshtua nga kreu i AAK-së pritet të prodhojë një tjetër krizë politike në shtetin e Kosovës.

“Ka shumë mundësi që kjo marrëveshje do të sjellë krizë politike në Kosovë. Pa u ratifikuar në Kuvend, marrëveshja nuk mund të implementohet”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026