Ministria e Jashtme e Ukrainës: Duart e Putinit janë njollosur me gjak
1 Nëntor 2022 |
10:34
Rusia duhet të përjashtohet nga G20 (Grupi 20 që përfshin vendet e pasura dhe ekonomitë në zhvillim) dhe ftesa për presidentin rus Vladimir Putin për të marrë pjesë në samitin e G20 në Bali muajin e ardhshëm duhet të tërhiqet, tha sot përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës.
“Putin pranoi publikisht urdhërimin e sulmeve me raketa kundër civilëve ukrainas dhe infrastrukturës energjetike”, shkroi në Twitter zëdhënësi Oleg Nikolenko.
“Me duart e tij të lyera me gjak, ai nuk duhet të lejohet të ulet në tryezë me liderët botërorë. Ftesa e Putinit për samitin e Balit duhet të revokohet dhe Rusia të përjashtohet nga G20”- shtoi më tej ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta