Reforma territoriale, Bejko: PS po bie në kontraditë me veten, pse duam 94 bashki

1 Nëntor 2022 | 11:05

Pedagogu Roland Bejko është shprehur se socialistët duan të ruajnë 61 bashki me pretekstin se kanë reformuar mirë gjatë këtyre viteve, ndërsa theksoi se PS bie në kontraditë me deklaratat e veta.

Në një intervistë për Euronews Albania, Bejko tha se ndarja në 61 bashki u bë nga PS në 2014 për efekt elektoral.

“Socialistët duan të ruajnë 61 bashki me pretekstin se kanë reformuar mirë gjatë këtyre viteve, që nga koha që është bërë ndarja. Po bien në kontraditë me veten e tyre, sepse vetë Rama njoftoi pak muaj më parë se 26 bashki janë në kushte falimentimi. Nga njëra anë të deklarosh falimentimin dhe nga ana tjetër të dalësh të thuash se kam performuar mirë, kjo është mungesë koherence dhe sinqeriteti.

61 bashki është një ndarje e njëanshme e bërë në 2014, ka vetëm efekt elektoral. PS me LSI e ndan hartën territoriale ashtu siç iu leverdiste atyre asokohe”- theksoi ai.

Më tej, ai tha se PD nuk është për zhbërjen e reformës por për shtimin e bashkive, në mënyrë që të jenë funksionale për qytetarët.

“Ne nuk jemi për zhbërjen e reformës, por thamë se ka nevojë për korrigjim. Kur bëmë propozimet për 33 bashkitë e reja, nuk ishte qëllim numri por ishin kriteret që na çuan në këtë numër, pra mbështetur në filozofinë që të bëhen funksionale bashkitë. Për këtë herë nuk ka më shans, në këto zgjedhje do të shkohet me 61 bashki”- tha Bejko.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026