Izraelitët u drejtohen sërish kutive të votimit
Izraelitët votojnë të martën – për të pestën herë në më pak se katër vjet – për të zgjedhur kryeministrin e ri.
Në këto zgjedhje ka mundësi që partitë e të djathtës ekstreme të përjetojnë rritje dhe të bëhen vendimtare për koalicionin qeveritar.
Benjamin Netanyahu, ish-kryeministri izraelit që ka qeverisur Izraelin për 12 vjet, aktualisht është duke u gjykuar për korrupsion, mirëpo partia e tij Likud pritet të fitojë më së shumti ulëse në Parlament.
Vetë Netanyahu hedh poshtë akuzat kundër tij, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Siguria dhe rritja e çmimeve janë në krye të prioriteteve të votuesve në këto zgjedhje.
Ky proces zgjedhor është nxitur nga vendimi i kryeministrit Yair Lapid për të shpallur zgjedhje të parakohshme, si pasojë e largimeve nga koalicioni i tij qeveritar.
Sipas sondazheve, asnjëra parti nuk do të arrijë të fitojë shumicën prej 61 ulësesh në Parlamentin me 120 të tilla.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid