Instagram jep shpjegime pas problemeve për të hyrë në faqe

1 Nëntor 2022 | 12:38

Instagram njoftoi të hënën se kishte rregulluar një gabim softuerësh që pengoi mijëra përdorues të hynin në platformën për rreth tetë orë dhe shkaktoi pezullim të llogarive.

“Ne e kemi zgjidhur këtë defekt tani, po shkaktonte që njerëzit në pjesë të ndryshme të botës të kishin probleme me aksesin në llogaritë e tyre dhe shkaktoi një ndryshim të përkohshëm për disa në numrin e ndjekësve”, u njoftua nga platforma nëpërmjet një postim në Twitter. 

Disa përdorues raportuan se kishin parë një mesazh se ata ishin të bllokuar, por ishin ende në gjendje të qëndronin në këtë platformë. Të tjerë që postuan në Twitter thanë se nuk kishin akses në këtë rrjet social, shkruan Euronews.com. 

Problemi me Instagram-in erdhi më pak se një javë pasi një tjetër platformë e Meta-s, WhatsApp, pësoi një ndërprerje që pengoi përdoruesit në mbarë botën të dërgonin dhe merrnin mesazhe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:38 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026