Bjellorusi, Tsikhanouskaya i bën thirrje OKB të vendosë sanksione kundër regjimit të Lukashenkos
Kundërshtarja kryesore në zgjedhjet e kontestuara të Bjellorusisë i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të vendosë sanksione “ndaj individëve që kanë kryer shkelje gjatë zgjedhjeve dhe krime kundër njerëzimit” dhe të marrin masa të tjera për të ndaluar dhunën kundër protestuesve.
Sviatlana Tsikhanouskaya i tha Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara se Alexander Lukashenko “është përpjekur të vjedhë votat e popullit” dhe “nuk përfaqëson më Bjellorusinë”.
“Një komb nuk duhet të mbahet peng nga etja e një individi për pushtet dhe kjo nuk do të ndodhë”, tha ajo. “Bjellorusët janë zgjuar. Nuk ka më kthim pas.”
Tsikhanouskaya, e cila shkoi në Lituani pas presioneve nga autoritetet bjelloruse pas zgjedhjeve, e ka cilësuar Lukashenkon si “pengesa e vetme” për të plotësuar kërkesat e popullit: dhënia fund e dhunës dhe kërcënimeve nga regjimi, lirimi i menjëhershëm i të gjithë të burgosurve politik dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
Lukashenko, i cili ka udhëhequr kombin me 9.5 milionë banorë me një grusht të hekurt për 26 vite, nuk i njeh kërkesat e protestuesve që kanë rreth 4 javë që tubojnë kundër rezultatit të zgjedhjeve që i dhanë atij mandatin e gjashtë me 80 për qind të votave.
Në ditët e para, policia ka ndaluar rreth 7 mijë persona dhe ka përdorur dhunë mbi qindra çka ka sjellë kritika të mëdha nga ndërkombëtarët. Që nga ajo kohë, qeveria ka ndërruar strategji duke tentuar t’i ndalë protestat përmes kërcënimeve dhe arrestimeve selektive të protestuesve dhe aktivistëve.
Lexoni gjithashtu:
Lukashenko akuzon të huajt, “Protestat në Bjellorusi po influencohen nga fqinjët tanë”
Lukashenko paralajmëron gjakderdhje nëse opozita vjen në pushtet
Kriza në Bjellorusi, ministri i Jashtëm: Parandaluam përpjekjet për një revolucion të mundshëm
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur