6 shekuj burg dy familjeve mafioze në Sicili, zhvatnin fondet e BE-së

1 Nëntor 2022 | 15:51

Është mbyllur me dënimin prej 6 shekujsh burg në dëm të 100 të pandehurve një proces gjyqësor i mbajtur në Itali kundër klaneve mafioze të qytetit të Mesinës, në Siçili.

Procesi lindi pas operacionit policor të koduar “Nebrodi”, që përveçse identifikoi strukturën e klaneve kriminale, zbuloi edhe një mashtrim milioner të kryer prej tyre në dëm të Bashkimit Evropian.

Të pandehurit përballeshin me një seri akuzash që varionin nga pjesëmarrja në organizatë mafioze, në zhvatje, falsifikime, mashtrime në dëm të BE-së dhe transferim të paligjshëm të të ardhurave.

Në fokus të procesit gjyqësor, i nisur para 20 muajsh, kanë qenë familjet mafioze Batanesi dhe Bontempo.

Prokurorët e Antimafias gjatë hetimeve kishin konstatuar dhe identifikuar edhe bashkëpunëtorët e jashtëm të klaneve, që vinin nga politika dhe fusha e financave.

“Mafia e kullotave nuk ekziston më. Në vend të saj kemi një organizatë sipërmarrëse që ecën me hapin e kohës dhe në gjendje të shfrytëzojë potencialet e ofruara nga Bashkimi Evropian në sektorin e agrikulturës”, kanë deklaruar prokurorët gjatë procesit.

Të ngritura mbi baza familjare, klanet mesineze përdornin dhunën dhe kërcënimet për të përvetësuar terrene tokësore, me qëllim për t’i përdorur më pas për të siguruar fondet e BE-së.

Hetuesit zbardhën edhe skemën e lëvizjes së parave, që kalonin në llogari bankare të jashtme dhe më pas futeshin sërish në Itali, përmes manovrave të sofistikuara financiare, me qëllim humbjen e gjurmëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026