Osmani: Njohja nga Izraeli e rëndësishme, por delegacioni kosovar nuk realizoi premtimet që i dha qytetarëve
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se njohja nga Izraeli është një prej më të rëndësishmeve që i ka ardhur Kosovës, por ajo listoi ato çfarë nuk ka realizuar delegacioni i Kosovës, shkruan KosovaPress.
Për njohjen nga izraelitët, kryeparlamentarja e Kosovës u shpreh se kjo dëshmon që Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës.
“Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës”, shkroi Osmani.
Në anën tjetër, vijoi Osmani, delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit që një kohë të gjatë.
“Njohjen e ndërsjellë me Serbinë; Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani); Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi)- Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë); Rezultate konkrete për të pagjeturit; Dëmshpërblim për reparacionet e luftës; Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë dhe; Eliminim të plotë të barierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës”, shkroi Osmani.
Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta