Berisha: Do kemi kohë protestash, nuk ka votim me Ramën

1 Nëntor 2022 | 19:45

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në vend do të ketë protesta të fuqishme.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me kryetarët e PD në degët e Tiranës, Berisha u shpreh se me kryeministrin, Edi Rama nuk ka zgjedhje të lira.

“Ky njeri ka tejkaluar ligj e kushtetutë, norma morale dhe çdo gjë. Ky ka bërë shqiptarët të huaj në vendin e tyre. Vetë udhëton me charter, por shkolla në Kolonjë nuk ka banka. Jemi në betejë, secili demorkat e simpatizant duhet ta konsiderojë se jemi në betejë, kemi caktuar datën 12 si ditën e protestës më të fuqishme që ka njohur vendi.

Kjo do jetë kohë protestash, mos të kemi asnjë iluzion. Nuk ka votim me Edi Ramën. Ky na sfidoi haptas në Peshkopi, do ta bëjmë tërmet, cunam. Nuk e imagjinoni se çfarë klubi i neveritshëm është parlamenti shqiptar, nuk ka asnjë ligj e rregull, aty është turp të futesh, nuk respektojnë asgjë”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026