“Zotëri kozmopolit, e mban mirë me të gjithë”, Lapaj replika të forta me gazetarin

1 Nëntor 2022 | 22:19

Juristi, Adriatik Lapaj dhe gazetari i ekonomisë, Fatos Çoçoli kanë debatuar në lidhje me situatën me të cilën përballet sot fermeri shqiptar.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Lapaj deklaroi se fermerët po falimentojnë, pasi deputetë dhe politikanë janë të lidhur me një nga monopol të importit të produkteve bujqësore.

“Falimentojnë fermerët e qepës, mollës, patates. E dini pse? Çdo deputet apo politikan është i lidhur është i lidhur me nga një monopol të importit të qepës, fasuleve, vajit të ullirit. Na bëjnë shumë mirë, këto janë të vërteta, nuk janë akuza. Zotëri kozmopolit, mirë me të gjithë di ta mbaj edhe unë”, u shpreh Lapaj.

Çoçoli nuk ishte i të njëjtit mendim me Lapajn.

“Gjykoj që nuk na bëjnë dobi akuza pa emra. Në rast se nuk lejojmë fermerin grek të shesë mandarinat e tij në Shqipëri, do kemi probleme me Bashkimin Evropian. Nëse ne fillojmë të godasim në tym, në formën e një qarë hallësi profesionist, nuk e ndihmojmë qytetarin”, theksoi Çoçoli.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026