Të majtët fitojnë zgjedhjet në Danimarkë
Socialdemokratët e udhëhequr nga kryeministrja aktuale daneze Mette Frederiksen fituan shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në atë vend.
Kështu Frederiksen iu dha mandati për të formuar një qeveri të re, pavarësisht kritikave për centralizimin e pushtetit dhe politikën e diskutueshme që ajo udhëhoqi gjatë pandemisë së coronavirusit, raporton Reuters.
“Faleminderit të gjithë danezëve që na besuan votat e tyre, është një nder i madh. Edhe pse shumë dyshuan tek ne”, tha Frederiksen mbrëmë.
Në një natë tejet të pasigurt paszgjedhore, rifitorja e bllokut të majtë, të kryesuar nga socialdemokratët, nuk ishte e sigurt deri në orët e para të mëngjesit.
Në mbledhjen e re të parlamentit socialdemokratët do të jenë më të shumtët, pasi sipas rezultateve paraprake kanë fituar 27.5 për qind të votave.
Blloku i partive me prirje të majtë do të ketë 87 deputetë në parlamentin me 179 vende, i cili, me mbështetjen e pritshme të deputetëve nga Ishujt Faroe dhe Groenlanda, të cilët shpesh zgjedhin kandidatët e majtë, do t’u jepte atyre një shumicë në asamble.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh