Marrëveshja e Uashingtonit, Haradinaj: Presim që BE-ja të tregojë përkushtim të ngjashëm me SHBA-të

6 Shtator 2020 | 08:53

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Vatikanit që të rishikojnë politikën e tyre kundrejt qëndrimit që mbajnë ndaj pavarësisë dhe liberalizimit të vizave me Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, ish-kryeministri Haradinaj përshëndeti marrëveshjen e arritur në Uashington me Serbinë dhe e cilësoi atë “dëshmi të lidershipit botëror” dhe “konfirmim të interesit” që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “paqe, prosperitet ekonomik dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon”.

Haradinaj kërkoi që, me të tilla synime dhe qasje, tashmë edhe Brukseli dhe Vatikani të tregojnë vendimmarrje të ngjashme.

“Pritjet tona janë që edhe BE-ja të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Lutjet tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e Shenjtë [Vatikani] do ta njohë Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran,” – shkruan Haradinaj.

 

Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro janë 4 nga 27 shtetet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Po kështu edhe Vatikani nuk e njeh pavarësinë.

Pas marrëveshjes së arritur më 4 shtator në Uashington, Serbia dhe Kosova zotohen të çojnë përpara zhvillimet e përbashkëta ekonomike duke lënë mënjanë tensionet politike për të paktën një vit.

Serbia zotohet që për të paktën një vit të ndërpresë lobimin kundër njohjeve të pavarësisë, ndërkohë që Kosova zotohet që gjatë kësaj periudhe të ndërpresë përpjekjet për t’u anëtarësuar në organizata të tjera ndërkombëtare.

Nga këto zotime u lejua që së paku Izraeli ta njohë pavarësinë e Prishtinës duke lidhur kështu zyrtarisht marrëdhënie diplomatike.

 

Lexoni gjithashtu:

Kosova shteti i parë me shumicë myslimane që do të hapë ambasadë në Jerusalem

Pikat kryesore të marrëveshjes Kosovë-Serbi, përfshijnë aspekte ekonomike dhe kufizime ndërkufitare

Çfarë u nënshkrua në Uashington, Euronews Albania zbulon marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kurti: Serbia mori det dhe financa nga marrëveshja në Uashington, Kosova asgjë

Marrëveshja në Uashington, Rama: E vërteta e daljes së Serbisë në Adriatik

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026