Transporti publik letër qeverisë: Emergjencë me naftën dhe pagat e punonjësve

2 Nëntor 2022 | 14:41

Shoqata e Transportit kërkojnë që ndihma që jep qeveria të zgjatet në kohë. Sipas tyre, subvencioni në çmimin e karburantit do ta mbajë çmimin e biletës në nivelet aktuale.

Kërkesa për drejtuesit e qeverisë bëhet në fazën kur paketa e dytë po përfundon dhe çmimi i naftës mbetet i shtrenjtë në treg. Drejtuesit e shoqatave shkruajnë po ashtu se janë përballur me vështirësi këtë vit, që lidhen me veprimtarinë e tyre dhe shërbimin e ofruar; probleme në operim dhe vështirësi në mbajtjen e punëtorëve.

Me këto probleme, ata thonë se kompensimi ka qenë i pamjaftueshëm për të ndikuar në rritjen e cilësisë.

Në letër nuk flitet për protesta, bojkot apo rritje të çmimit të biletës, por parashtrohet kërkesa që qeveria të ulet në tryezë për të dëgjuar ankesat që kanë shoqëritë e transportit.

Qeveria miratoi në dy paketa, vlerën 500 mln lekë për transportin urban dhe ndër-qytetas, duke paguar 100 lekë për çdo litër naftë që harxhohet nga autobusët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026