17-vjeçarja e talentuar në pikturë, çel ekspozitën në qendrën kulturore në Durrës

2 Nëntor 2022 | 16:26

Ajo është vetëm 17 vjeçe dhe vazhdon shkollën e mesme si të gjithë bashkëmoshatarët e saj.

Por, në ndryshim nga pjesa më e madhe e tyre, kohën e lirë nuk e çon dëm.

Kjo është puna 5-vjeçare e Sonia Mustafës, e finalizuar me ekspozitën plot ngjyra çelur në qendrën kulturore “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

“Në fillim kam ndjekur kurs, sepse ka qenë diçka që nuk e dija dhe nuk kisha interes, e mendova si diçka të re për të kaluar kohën e lirë- tha Sonia Mustafa, gjimnaziste.

“Piktura më shumë është diçka që unë e bëj në kohën time të lirë, edhe për t’u praktikuar për të ardhmen dhe për të mësuar sa më shumë në këtë fushë.”- shprehet ajo.

Ndonëse nuk e sheh si profesionin e jetës, këtë pasion të saj Sonia synon që ta çojë përpara.

“Do të doja të ishte si një punë e dytë. Diçka që e bëj në kohën e lirë, por edhe që ndoshta mund të përfitoj.”- shton 17-vjeçarja.

Por sa mundësi i ofrojmë ne talenteve si Sonia?

Mësuesja e saj, Mimoza Erebara thotë se puna e institucioneve arsimore lë për të dëshiruar.

“Duhet të jepet më shumë. Strukturat arsimore sidomos, që duhet të kenë programe për edukimin dhe promovimin e këtyre të rinjve. Secili mund të jetë një talent potencial, mjafton ta zbulosh dhe të kesh vullnetin e mirë për ta ndihmuar.

Kjo nuk ndodh, dhe nëse ndodh është diçka shumë e habitshme. Kjo bën që ata që e duan artin të ndjekin rrugën tjetër, në mënyrë vullnetare e private, sepse talenti do të shfaqet, e do publikun e vet.

Ky është rasti i vajzës këtu, që vërtetë është tepër emocionuese të shohësh këto punë, të bëra në një kohë të shkurtër dhe pa pasur një formim shkollor.”- deklaron Mimoza Erebara, mësuese, shkrimtare

Këtë e pohon dhe nëna e Soniës.

Ajo thotë se çdo arritje e vajzës së saj sot është realizuar vetëm me kontributin familjar.

“E kam nxitur të merret me art duke ia kultivuar edhe privatisht, në kurse private dhe duke e stimuluar dhe nxitur, se arti është çlodhës për rininë e sotme.”- shprehet  Esida Garxenaj.

Kjo ekspozitë e dytë e 17-vjeçares, titulluar “Fisnikëri”, mban 39 vepra arti në pikturë, grafikë.

Ajo do të jetë e hapur për artdashësit durrsakë për pesë ditë me radhë, në hollin e qendrës kulturore.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026