Bajern me pikë të plota në Champions League, Rejnxhërs skuadra më e dobët në histori
Bajerni i Mynihut ka vendosur një tjetër rekord në Champions League. Gjermanët kanë fituar të 6-ta ndeshjet në fazës e grupeve ku kanë shënuar 18 gola dhe kanë pësuar vetëm 2.
Përballë Interit në ndeshjen e fundit, të besuarit e Nagelsman triumfuan me rezultatin 2-0, ndërkohë të vetmit gola deri më tani në kompeticion i ka pësuar nga Viktorja Pilzen.
Liverpuli ka fituar përballë Napolit në Anfilld, 2-0 duke u hakmarrë në një farë mënyre për humbjen e thellë në Itali.
Të dyja skuadrat e mbyllën këtë fazë të Çempionsit me nga 15 pikë, duke siguruar kalimin më tej. Sfidat e grupit D kanë sjellë një emocion të veçantë, teksa kualifikimi I skuadrave ka ardhur në pjesën e dytë.
Totenhemi i Antonjo Kontes arriti të marrë një fitore me kthim rezultati ndaj Marsejës, ndërkohë të njëjtën gjë bëri dhe Frankfurti në Portugali ndaj Sportingut. Porto dhe Klab Bryzh janë dy të kualifikuarat e grupit B, ndërkohë Leverkusen shkon në Europa Lig.
Skuadra që ka shënuar më tepër gola deri më tani është Napoli, i cili e ka gjetur 20 herë rrjetën. Zhgënjim mund të konsiderohet Rejnxhërs, i cili në këtë rikthim pas 12 vitesh, mori 0 pikë dhe pësoi plot 22 gola.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni