Ushtria serbe rrëzon një dron komercial, neutralizimi u bë me pajisje elektronike

2 Nëntor 2022 | 19:41

Njësitet e Forcave të Armatosura të Serbisë kanë neutralizuar një dron komercial që po lëvizte nga drejtimi i Kopaonikut në Rashkë, pas zbulimit dhe monitorimit në kohë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Siç u tha në deklaratën e ministrisë serbe, droni u rrëzua duke përdorur masat e pengesave elektronike në afërsi të objekteve ushtarake të garnizonit të Rashkës, shkruan Euronews Serbia.

“Ushtria veproi në përputhje me urdhrin e presidentit të republikës, njëherësh komandantit suprem të forcave të armatosura serbe, Aleksandar Vuçiç dhe po ndërmerr masa për të detektuar, gjurmuar dhe neutralizuar dronët në afërsi të ndërtesave ushtarake”, u tha në njoftim.

Ministria serbe theksoi se ushtria do të vazhdojë të veprojë në përputhje me urdhrin e Vuçiçit, dhe të rrëzojë të gjithë dronët që gjen në zonën e ndalim-fluturimit dhe në afërsi të ndërtesave ushtarake.

Më herët gjatë ditës së sotme, ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç deklaroi se Vuçiç ka dhënë urdhrin për rritjen e gatishmërisë luftarake, pasi disa dronë kanë hyrë nga Kosova në territorin e Serbisë qendrore.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu liron nga detyra prokurorët serbë të veriut

Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka njoftuar se ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë që kishin dhënë dorëheqje...
10:14 | 21/07/2026

U sulmuan me thikë në Athinë, plagosen dy turistë, policia arreston të dyshuarin

Dy turistë u plagosën të martën në mëngjes pas një sulmi me thikë në hyrje të sitit arkeologjik të Akropolit, një nga vendet më të...
09:55 | 21/07/2026

​Kosova mirëpret Kampionatin Ballkanik U17 për vajza në volejboll

Ferizaj sot bëhet qendra e volejbollit ballkanik me fillimin e Kampionatit Ballkanik U17 për vajza, i cili do të zhvillohet deri më 25 korrik në...
09:37 | 21/07/2026