Aksidenti tragjik me 4 viktima në Itali, shoferi ishte nën efektin e drogës

3 Nëntor 2022 | 10:47

32-vjeçari Orjol Lame drejtonte makinën nën efektin e drogës në momentin që ndodhi aksidenti tragjik në Itali, ku humbën jetën 4 persona.

Mediat italiane shkruajnë se Orjol Lame drejtonte automjetin Fiat Stilo – i cili u përplas me një godinë shtëpie të pabanuar në via Emilia, Parma, Itali, mbrëmjen e së dielës – ishte i dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike.

“Pozitiv” është rezultati i testeve të cilave i është nënshtruar shqiptari, i cili në aksident humbi bashkëshorten, djalin e mitur dhe kunatin me kunatën.

Në këtë aksident humbën jetën: Shane Hyseni, djali i tyre i vogël Mattias, vetëm një vjeç e gjysmë, si dhe Resat dhe Rejana, vëllai dhe motra e Shane, 11 dhe 9 vjeç.

Sot trupat e pajetë do të nisen në Shqipëri. Prindërit e tyre kanë vendosur që t’i varrosin në Durrës.

 

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026