Zgjedhjet vendore, Asllan Dogjani futet në garë për Bashkinë e Kamzës
Asllan Dogjani ka depozituar këtë të enjte kërkesën për të marrë pjesë në primaret e PD-së për Bashkinë e Kamzës.
“Vizioni im është për një qytet më të sigurt, të pastër, të zhvilluar ku ekonomia të rritet për të gjithë; ku fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm dhe të suksesshëm në shkolla; ku familjet të mos kenë nevojë të rrezikojnë jetët e tyre (siç ndodh sot) për të shkuar në emigracion, por të jetojnë me respekt dhe dinjitet në vendin e tyre .
Vizioni im është që me punë ta bëjmë Kamzën një qytet europian me mundësi e hapësira të barabarta për të gjithë, me parqe e lulishte, rrugë me standarde e cilësi te lartë. Do krijoj një mjedis miqësor për biznesin dhe sipërmarrësit”, u shpreh ish-deputeti gjatë një deklarate për mediat.
Emri i Dogjanit është i pari që ka dalë për Bashkinë e Kamzës, ndërkohë që në media është përfolur edhe emri i Xhelal Mziut.
Gjithashtu ka shprehur interes për të marrë pjesë në primaret për këtë bashki edhe ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta