“Topi i Artë” sërish në duart e Messit, argjentinasi shkruan historinë

3 Dhjetor 2019 | 09:21

Lionel Messi është shpallur fitues i Topit të Artë, në mbrëmjen gala të organizuar në Paris më 2 dhjetor. Argjentinasi e bëri të vetin për herë të gjashtë këtë trofe, duke u bërë kështu futbollisti me më shumë Topa të Artë në historinë e futbollit.

“E kam pasur të pamundur të imagjinoja se do të fitoja një, jo më gjashtë. Është kënaqësi të kem gjashtë çmime “Topi i Artë” dhe të jem i vetmi. Është një nder që më bën shumë krenar. E vërteta është se ky çmim vlerëson punën time. Më jep forcë të vazhdoj dhe pavarësisht se nuk më duhet më shumë shtytje që të vazhdoj të bëj gjëra të rëndësishme, siç kam bërë gjithnjë me grupin. Do të provoj të fitoj sërish vitin e ardhshëm. Shpresoj të kem fat”- tha argjentinasi pasi rrëmbeu “Topin e Artë”.

Në garë, Messi la pas mbrojtësin Virgil van Dijk dhe portugezin Cristiano Ronaldo, të cilët u renditën, respektivisht në vend të dytë dhe të tretë. Argjentinasi fitoi La Liga-n me Barcelonën duke zhvilluar një sezon mjaft të mirë.

Ronaldo nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e dhënies së trofeut, teksa mori pjesë në eventin e organizuar nga Shoqata e Futbollistëve në Itali, ku mori dhe trofeun “Futbollisti më i mirë në Itali”.

Në ceremoninë e Parisit, u ndanë edhe çmime të tjera, mes të cilave, De Ligt u zgjodh futbollisti më i mirë i vitit, Alisson portieri më i mirë, ndërsa Megan Rapinoeu shpall futbollistja më e mirë femër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026