‘E kemi ditur gjithmonë që ishte trupi i tij’, flet nëna e ‘Renit të Elbasanit’

3 Nëntor 2022 | 13:10

Silvana Hamzai, nëna e Renato Hamzait (Reni i Elbasanit) i zhdukur që në 2014 ka thënë për Euronews Albania se gjithmonë e kanë ditur që trupi i gjetur në një fshat të Librazhdit ishte djali i saj.

Me lot në sy ajo kërkoi zbardhjen e krimit për të cilin ajo fajëson policinë, prokurorinë dhe mjekësinë ligjore, që sipas saj kanë dorë në fshehjen e ngjarjes.

“E kemi ditur gjithmonë që ai ishte trupi i Renatos, por na e kanë mbajtur të fshehte policia dhe prokuroria!”, tha Silvana Hamzai.

Nëna e Renato Hamzait është njoftuar nga mediat dhe nuk ka pasur asnjë njoftim nga policia lidhur me zhvillimin e sotëm.

Ajo akuzon për korrupsion policinë e Elbasanit dhe prokurorin e çështjes pasi sipas saj janë përpjekur ta fshehin ngjarjen dhe ish të dashurën e Renit si bashkëpunëtore për vrasjen dhe zhdukjen e trupit të tij.

Trupi u gjet në fshatin Babie të Librazhdit 9 muaj pas zhdukjes së Renit të Elbasanit. Në atë kohë familja nuk u lejua që të përpiqeshin për identifikimin.

Ka dyshime se këngëtari i muzikës tallava Renato Hamza, mund të jetë ekzekutuar nga një grup kriminal që operon në zonën e Shqipërisë së Mesme, pasi për të riun kanë pasur dyshime se mund të ketë qenë dëshmitarë i një ngjarjeje kriminale që ky grup kishte kryer.

Prej qershorit 2014, familja e këngëtarit të muzikës tallava Renato Hamza, nuk ka asnjë informacion për fatin e 21-vjeçarit në atë kohë nga Elbasani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026