Stano: BE pret që Kosova e Serbia të jenë në një linjë me BE-në në lidhje me Jeruzalemin

7 Shtator 2020 | 11:05

Gjatë konferencës së sotme për shtyp të Komisionit Europian, gazetari i Euroneës Albania në Bruksel, Ernest Bunguri, i drejtoi një pyetje zëdhënësit të KE, Peter Stano, në lidhje me marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi që u nënshkrua në Uashington.

Ernest Bunguri: Sot pamë një deklaratë të përbashkët nga presidenti serb dhe kryeministri koosvar teksa shprehnin përkushtimin e tyre ndaj BE-së. Pyetja ime është nëse zoti Lajçak është në dijeni të përmbajtjes të asaj që është firmosur në Uashington, dhe si mund ta ndihmojnë ato dialogun me BE-në. Veç kësaj, a ishin në dijeni të dy palët, (Kosova dhe Serbia) që duke vendosur të hapin ambasadat në Jeruzalem ishin duke shprehur një qëndrim ndryshe nga ai i BE-së, që është për neutralitet ndaj çështjes së Jeruzalemit?

Për sa i përket se sa do të ndihmojë marrëveshja e Uashingtonit në dialogun me BE, zëdhënësi i KE, Peter Stano tha se mbledhja që është duke u organizuar midis përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, me dy udhëheqësit e vendeve përkatëse, Presidenti Vuçiç dhe kryeministrit Hoti, do të sqarojë me imtësi se çfarë ndikimi do të kenë këto marrëveshje në ambiciet europiane të dy vendeve.

“Jemi duke diskutuar me të dy, dhe mbledhja e sotme është jo vetëm pjesë e programit që njoftuam javën e shkuar, por edhe një mundësi e mirë që të na informojnë më shumë se deri në ç’pikë do të ndikohen ambiciet e tyre europiane nga angazhimet që morën ndaj SHBA-ve, dhe se si do të ndihmojnë këto angazhime në rrugëtimin e tyre drejt BE-së”, tha Stano, duke shtuar që nëse palët kanë qenë të informuara apo jo në lidhje me përmbajtjen e marrëveshjeve, kjo pyetjet duhet t’u bëhet atyre.

Për sa i përket hapjes së ambasadave në Jeruzalem, Stano tha që qëndrimi i BE-së është i qartë në lidhje me këtë çështje. Asnjë vend i BE-së nuk ka ambasada në Jeruzalem, dhe BE pret që Kosova e Serbia të ndjekin të njëjtën linjë. Edhe pse perspektiva e tyre europiane nuk është minuar, çdo hap diplomatik që do të vinte në pikëpyetje qëndrimin e përgjithshëm të BE-së ndaj çështjes së Jeruzalemit do të krijonte shqetësim dhe keqardhje shumë të madhe.

“Meqë Kosova dhe Serbia e kanë identifikuar hyrjen në BE si përparësi strategjike, BE pret që të dy vendet të veprojnë në një linjë me këetë angazhim. Perspektiva europiane nuk është minuar. Serbia i ka nisur tashmë negociatat për anëtarësim. Prandaj, nga Serbia pritet që t’i përafrojë politikat ndaj palëve të treta me ato që janë përshtatur nga BE. Çdo hap diplomatik që do të vinte në dyshim qëndrimin e përbashkët të BE-së ndaj Jeruzalemit do të ngrinte shqetësime dhe keqardhje serioze”, tha Stano.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026