Kur do të kthehet paqja? Evropa gati të mirëpres ukrainasit, nëse lufta nuk ndalet

3 Nëntor 2022 | 16:22

Rreth 14 milionë ukrainas  janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre që kur ka nisur pushtimi i Rusisë. Kjo është zhvendosja më e madhe dhe më e shpejtë në dekada.

Raporti është bërë me dije nga  Komisioneri i Lartë të OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.

Por ai kundërshtoi deklaratat se Evropa nuk është në gjendje të përballojë krizën.

“Në Bashkimin Evropian, ne kemi parë një përgjigje të hapur, të mirë-menaxhuar dhe mbi të gjitha të përbashkët  për refugjatët.  Janë të gabuara  deklaratat e përsëritura  nga disa politikanë se Evropa është e papërgatitur ,  se zhvendosja është e pamundur dhe  se nuk ka mbështetje publike për refugjatët” u shpreh Grandi

Kur  ukrainasit pritet  të përballen me “një nga dimrat më të ashpër në rrethana jashtëzakonisht të vështira”, duke përfshirë shkatërrimin e vazhdueshëm të infrastrukturës civile, Grandi pranoi se përgjigja humanitare dukej si “një pikë uji  në oqean.

OJQ-të dhe agjencitë e tjera duhet të rrisin reagimin e tyre dhe me shumë gjasa do të duhet të përgatiten sepse nëse lufta vijon zhvendosja e popullsisë nuk do të ndalet.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit

Kancelari gjerman Friedrich Merz do të propozojë që drejtori konservator parlamentar Steffen Bilger të zëvendësojë Patrick Schnieder si ministër i transportit, si pjesë e një...
20:40 | 26/07/2026

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026