Nuk ndalet dhuna në Iran, 280 të vrarë në protesta

3 Nëntor 2022 | 16:24

Protestat në Iran vazhdojnë – aktivistët po bëjnë thirrje për më shumë demonstrata  dhe mosbindje civile.

Imazhet e fundit tregojnë protestuesit duke brohoritur “poshtë diktatorin” në qytetin me shumicë kurde të Sanandajt.

Irani po përballet me kritika të shtuara për mënyrën sesi po trajton protestuesit  diçka që ambasadori i tij në OKB e ka hedhur poshtë.

“Të drejtat e lirisë së shprehjes dhe tubimit paqësor njihen nga Kushtetuta iraniane. Për më tepër, gëzimi i këtyre të drejtave nga populli iranian është mbështetur gjithmonë nga qeveria” u shpreh zyrtari i lartë.

Protestat janë tani në javën e tyre të gjashtë, të cilat nisën pas vdekjes së Mahsa Amini e cila ishte burgosur sepse kishte veshur keq hixhabin. Që nga ajo kohë më shumë se 1000 persona janë akuzuar në lidhje me protestat antiqeveritare dhe forcat e sigurisë akuzohen se kanë vrarë mbi 280 njerëz, përfshirë 45 fëmijë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026