Pedagogët tërhiqen nga greva, në diskutime për vijimsinë e bojkotit

3 Nëntor 2022 | 16:32

Sindikata e pedagogëve teksa është në pritje të garacisë së jetës nga institucionet per grevën e urisë, po diskuton mes anëtarëve për vijimsinë e bojkotit.

Disa prej tyre të cilët kanë protestuar prej javësh tashmë i janë rikthyer auditorit.

Ata kanë konfirmuar se 30 prej tyre janë gati të nisin grevën e urisë.

Ditën e djeshme, kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve, Sandër Kovaçi deklaroi se pedagogët të cilët pritet të hyjnë në grevë urie, janë kërcënuar dhe shantazhuar nga politika.

Kovaçi u shpreh se kjo dëshmon se sa thellë ka hyrë politika në arsim.

Ndër të tjera, Kovaçi i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalojë sulmet dhe përbaltjet ndaj pedagogëve.

LEXONI GJITHASHTU

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026